“Silvinjo më ka telefonuar, është i lumtur që po shënoj”, Uzuni: Më donin në Premier League dhe La Liga, ja klauzoja që kam në kontratë

Myrto Uzuni ka dhënë një intervistë për emisionin “Analizë Kuq e Zi” në “Supersport”, ku ka folur për ecurinë e tij pozitive në La Liga 2, ofertat në merkato, si dhe për Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi nga Berati ka pohuar se ka marrë një telefonatë nga trajneri i ri i ekipit kombëtar, Silvinjo, i cili i ka shprehur kënaqësinë që ndjen për golat e shënuar prej tij këtë sezon. Sa i përket merkatos, Uzuni tregon se për të ka pasur oferta nga Premier League dhe La Liga, por i ka qendruar besnik Granadës.

“Segunda Divizion është e vështirë, ndonjëherë gjërat nuk shkojnë si duam ne. Më ka thënë edhe Bare se nuk është e lehtë të shënosh në LaLiga 2, por unë asnjëherë nuk i kam marrë gjërat falas dhe e vlerësoj kohën që po marr tani. Kur unë shënoj ekipi lirohet dhe merr fitoret më lehtë. Nga sezoni i kaluar na janë larguar shumë lojtarë dhe unë jam lojtari që bën pak më shumë diferencë.

Shifrat e tregojnë që 70% të golave janë shënuar nga unë, më pëlqen të luaj afër portës, në qendër të sulmit.  A do të ndryshojë edhe skemë Silvinjo? Nuk e di saktësisht, kam pasur një telefonatë me trajnerin e ri dhe folëm pak për ekipin kombëtar. Nuk e di me çfarë skeme luan, e kam parë që luan me 4-3-3 dhe më vjen më shumë përshtat. Pres që të sulmojmë më shumë dhe me vjen mirë se do të kem më shumë raste. Ai është i lumtur me golat që po shënoj, duhet të jemi një ekip i bashkuar. Kam pyetur në klub dhe më kanë folur shumë mirë për Sylvinhon, i kam thënë se shpresoj që të përmirësohem me të.

I kam vendosur një qëllim vetes, kur ishim në fazë përgatitore i thashë çunave se do të shënoja 20-25 gola. Nisën të qeshnin shokët, por tashmë më komplimentojnë. Edhe në merkaton e janarit ka pasur interes nga Premier League dhe LaLiga, por nuk dua të nxitohem dhe të bëj gabim. Tani kam një klauzolë 14 milionë euro ndërsa në La Liga shkon në 28 milionë euro. Ka edhe shumë ndeshje, nuk jam i lumtur asnjëherë me veten. Ka kohë deri në verë, tani rinovova me Granadën”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online