“Edhe Ronaldo nuk e duron dot stërvitjen e Benzemasë“, trajneri personal i sulmuesit akuzon Francën për dëmtimin në Botëror

Karim Benzema mbylli karrierën e tij me Kombëtaren pa përmbushur ëndrrën më të madhe, fitimin e Kupës së Botës. Franca shkoi deri në finale në fund të vitit të shkuar, por Benzema nuk gjendej në stadium, pasi u largua nga grumbullimi pak ditë para nisjes së Kupës së Botës. Pas rekuperimit, Deschamps nuk e preferoi në listën e tij të lojtarëve, çka solli edhe një krisje mes palëve, e cila u përfol gjerë e gjatë mediatikisht.

Së fundmi, përgatitësi personal i Benzemasë ka zbuluar të tjera detaje dhe ka kritikuar ashpër Kombëtaren franceze. Ai ka akuzuar stafin e “gjelave“ për dëmtimin e fituesit të Topit të Artë. Atalaya ka dhënë një intervistë për “Radio Marca“, ku ndër të tjera ka thënë se mënyra se si kërkuan ta stërvisnin Benzemanë ishte e gabuar.

“Në ekipin e Francës, ata bënë një gabim me Karimin, madje edhe presidenti e kuptoi. Nuk mund të vësh një lojtar që kthehet nga lëndimi dhe pas një udhëtimi 8 orësh të stërvitet 100% në një dhomë me pesha. Edhe Cristiano (Ronaldo) nuk e duron dot stërvitjen e Benzemasë”, ka thënë Javier Atalaya./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online