“Sigurisht që do ta shikoj finalen”/ Ançeloti “harron” Champions-in dhe kthen sytë nga “Air Albania”: Jam super tifoz i Romës

Mbrëmjen e nesërme, Roma dhe Fejnordi do të masin forcat në “Air Albania” në finalen e Ligës së Konferencës. Kjo sfidë ka marrë vëmendje të madhe në Europë, teksa të shumtë janë personalitetet e njohur të futbollit që do ta ndjekin.

Një prej tyre është edhe Karlo Ançeloti. Trajneri italian “harron” për një moment finalen e Ligës së Kampionëve, ku me Realin e tij do të sfidojë Liverpulin më 28 maj, dhe kthen vëmëndjen nga Tirana. Ançeloti ka një të shkuar me Romën dhe një raport të ngushtë me Murinjon, prandaj siguron për mediat se do ta ndjekë me patjetër këtë finale të parë të Ligës së Konferencës.

“Unë mbetem një entuziast i madh. Jetova shkëlqyeshëm për 8 vite në Romë. Isha njëzet dhe ende e mbaj mend shumë mirë atë periudhë. Unë mbetem një super tifoz i Romës, edhe sepse ajo tani drejtohet nga një trajner që e respektoj shumë dhe nga një mik, që është Murinjo. Kështu që sigurisht që do ta shikoj finalen”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *