“Siç thashë edhe kundër Barcelonës, i dashuroj këto ndeshje”! Mbape pas dopietës: Futbolli nuk më ka buzëqeshur gjithmonë…

I lindur për të vendosur ndeshje të mëdha! Kilian Mbape është heroi i PSG dhe po merr mbi shpatulla ekipin për ta dërguar lart në “Champions League”. Pasi eliminoi Barcelonën, këtë herë Mbape shënoi dopietë kundër Bajernit të Mynihut në fitoren e marrë në shifrat 2-3. Teksa është vlerësuar edhe si lojtari i ndeshjes, sulmuesi shprehet se i dashuron këto nivele të vështirësive.

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer nga gjithë ekipi. Vuajtëm shumë, por kthehemi në Paris me buzëqeshje. Do të përballemi edhe ndeshjen tjetër me të njëjtën dëshirë. Siç thashë edhe në Barcelonë, i dua këto lloj ndeshjes, i dashuroj.

Futbolli nuk më ka buzëqeshur gjithmonë, por nuk dua të fshihem, jam për këtë nivel dhe dua që të jem vendimtar. Trajneri kërkoi që unë të merrja thellësinë dhe t’i bëja ata që të vraponin, në mënyrë që të isha pika mbështetëse. Do të luajmë edhe ndeshjen tjetër si sot, por e dimë që këto janë ndeshje të vështira”, tha Mbape. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online