Gjeniu i Maqedonisë së Veriut flet për Kosovën: Vetëm një problem, mendojnë se janë më të mirë në botë

Igor Angelovski po shihet si gjeniu i Maqedonisë së Veriut pas rezultateve që ka arritur me këtë Kombëtare. I palëvizur prej vitesh nga posti dhe jo me ndonjë CV të pasur, ku ka punuar vetëm në territorin e vendit të tij, Angelovski ka bërë të pamundurën realitet.

Fillimisht duke kualifikuar Kombëtaren në Europian, ndërsa edhe kualifikueset e Botërorit të këtij viti nuk do të harrohen kurrë. Pavarësisht sesi do të vazhdojë fati i ndeshjeve në vazhdim por ndeshja e fituar me shifrat 1-2 në mes të Duisburgut ndaj Gjermanisë, do të ngelet përjetësisht në histori.

Gjatë një interviste për median serbe “Danas”, Angelovski është pyetur edhe për Kosovën. “Kanë shumë potencial, por unë mendoj se kanë vetëm një problem me mentalitetin. Kam marrë përshtypjen se ata e mendojnë veten se janë më të mirë në botë. E në momentin kur rezultati nuk vjen, përfundojnë në zhgënjim të madh”, u shpreh trajneri i Maqedonisë së Veriut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online