PSG i ka thyer rekordin e ecurisë pozitive, Bajerni provoi shijen e humbjes në “Champions” pas…

Bajerni është një makineri golash, por ditën e sotme u përballën me një skuadër pragmatiste. Pavarësisht se dominuan në çdo aspekt të lojës, bavarezët u mposhtën me rezultatin 2-3 ndaj PSG. Tashmë gjermanëve u duhet një fitore me 2 gola diferencë për të kualifikuar, ose rezultati ekzakt 2-3 për ta shtyrë ndeshjen në shtesë.

Pikërisht kjo disfatë ndaj PSG ishte fundi i një serie të gjatë pa humbje në Champions League. Kampioni në fuqi i këtij kompeticioni numëronte 19 ndeshje pa humbje ( 18 fitore dhe 1 barazim). Humbja e fundit e Bajernit vinte në vitin 2019 ndaj Liverpulit në shtëpi, me rezultatin 1-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online