Si sot 30 vite më parë/ Kameruni shokon Argjentinën e Maradonës në ndeshjen hapëse të Botërorit

Ndoshta një nga ngjarjet më të paparashikueshme do të ishte fitorja e Kamerunit përballë Argjentinës në shifrat 1-0. Ndeshja u luajt në San Siro dhe autori i golit ishte Omam-Biyik. Asokohe Maradona dhe ekipi i tij vinin nga triumfi i Botërorit të 1986 dhe kjo humbje ndaj ekipit të Roger Milla erdhi si shokim total. Në një intervistë pas ndeshjes autori i golit foli për fitoren ndaj Argjentinës.

“Jam shumë i lumtur! Askush nuk mendoi se mund të bënim ndonjë gjë këtu kundër Maradonas, por ne e dinim se çfarë duhet të bënim dhe i’a arritëm. Ne jemi luftëtarë dhe e treguam ditën e sotme.”

Edhe pse me performanca shumë të dobëta në fazën e grupeve ku humbën 2 ndeshje dhe fituan vetëm 1, amerikano-latinët arritën të shkonin në finalen e botërorit. Në këtë ndeshje do të kishin përballë Gjermaninë Perëndimore, ku do të mernin një tjetër hidhërim, teksa në minutën e 85-të me një penallti shumë të dyshimtë Brehme do të mposhte Maradonën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online