Dha dorëheqjen nga MMA, Mcgregor akuzon UFC-në : Nuk po më trajtojnë si duhet, as nuk më plas fare të ndeshem më

0

Conor McGregor ka njoftuar pensionimin nga kompania më e madhe në botë, UFC, në moshën 31 vjeç. Ish-kampion i dy divizioneve në MMA dhe një nga emrat më të mëdhenj në të gjitha sportet luftarake, deklaroi në rrjetin social “Twitter” se ka hequr dorë përfundimisht nga artet marciale të përzierja.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe dy herë të tjera në vitet e kaluara dhe prandaj fansat nuk e “blenë” shumë këtë lajmërim të irlandezit. Por pas një telefonate me liderin e medias botërore “ESPN”, Mcgregor ka akuzuar drejtuesit e UFC-së nuk po i japin atë që meritojnë, duke i ofruar ndeshje që asnjëherë ai nuk do t’i pranonte.

“Të ndeshurit thjesht nuk më emocionon më. Nuk ka asgjë që të më kënaqë. Më kanë ofruar kundërshtarë që nuk më interesojnë fare. Isha gati të hyja në kafaz në korrik, por emrat që më japin nuk më japin asnjë motivim të ndeshem. Kisha planet e mia për 2020, por pandemia i prishi. Çdo gjë po shkon keq, por nuk mund ta toleroj të më japin sfida në pesha të ndryshme të cilat janë të kota. Nuk më plas fare të ndeshem më”, u shpreh Conor Mcgregor./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.