Analiza taktike te Partizani-Kukësi/ Fitoi studimi i Shehit! Sormani të çon në “Play-Out”, pastaj kujtojini edhe Besëlidhjen!

Analiza taktike e bërë për ndeshjen Partizani-Kukësi nga ana e Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres” 

Partizani -Kukësi

Partizani i Sormanit vinte me shume ndryshime. Italiani i Partizanit është stoik i rreshtimit 1-4-3-3. Këtë herë kishte shumë ndryshime. Në portë mungonte Hoxha në vendin e tij,Teqja. Mbrojta me përsëri të njëjtin rreshtim edhe pse vinin pas një ndeshje për t’u harruar ndaj Skënderbeut. Bitri -Belica-Boldor-Trashi. Mesfusha i besohet treshes Melo-Broja-Telushi dhe sulmi mbyllet nga Brown- Bardhi-Llanaj.

Ndërsa Kukësi kishte formacionin e njejtë, me të vetmin ndryshim, Lulaj per Teqën. 1-4-2-3-1 ku Xhika ishte në portë, mbrojtja vazhdon me Maliqi-Lulaj-Obanor-Musta, ndërsa formacioni përmbyllet nga

Musolli -Et’hemi

Gavazaj-Rroca-Abazaj

Shkurtaj.

Partizani vinte me shumë ndryshime edhe në formacion, edhe në anën taktike, pas gabimit ndeshjen e kaluar, me presingun ultra ofensiv. Këtë herë kërkonte zotërimin e topit. Por përsëri gabon me rreshtimin në mbrojtje. Shehi e kishte studiuar mirë kundershtarin dhe pikat e tij të dobëta!  Mbrojtësit shumë të avashtë dhe krahu i djathtë i Partizanit, vazhdon të jetë “në dite zie”. Pikërisht këtë shfrytëzoi Kukësi. Duke i lëshuar terren Partizanit dhe ta sulmonte me Abazaj, duke parë aftesitë në duelet e shpejtësisë me mbrojtësit e Partizanit. Pikërisht në krahun e djathtë të Partizanit vjen dhe goli i pare ku Abazaj shfrytëzon gabimin e mbrojtësit dhe portierit. Gabime fatale qe nuk mund t’i bëjë një ekip kampion! Sormani vazhdon të gabojë në cdo gjë. 3 lojtarët që luajnë në krahun e djathtë dhe asnjëri nuk eshte mbrojtës i djathtë.  Bitri-Mala dhe i fundit Ferhati, nje djalë nga U19, asnjëherë nuk mund të bësh eksperimente të tilla!. Partizani deri në min e 75′ të vetmet gjuajte në portë ishin nga goditjet standarte të Telushit!

Partizani ka 2 ndeshje që nuk kroson një top nga krahu i djathtë, është shumë i lexueshëm, kërkon vazhdimisht në krahun e majtë me Trashin! Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që Lerda luante me rreshtimin 1-3-5-2.

Shehi duke parë lëvizjet që Partizani nuk kishte ekuilibër mes reparteve, atëherë në pjesën e dytë ndryshoi, dukë nxjerrë Rrocën per Limaj. Dhe kalon në 1-4-3-3 më ofensiv.

Kukësi mori maksimumin nga kjo ndeshje, vlen për t’u theksuar bashkëveprimi mes reparteve. Kukësi vazhdon me ndeshjet e mira ndaj ekipeve kryesore, nësë do ishte i njejti impenjim edhe ndaj ekipeve të ashtuquajtura të dobëta në letër, atëherë nuk do të ishte kjo diferencë pikësh me Tiranën.

Ndërkohë Partizani vazhdon të gabojë në çdo aspekt!  Trajneri vazhdon me eksperimentet, në dy ndeshje mes 3 ditëve, ndryshon më shumë se gjysmën e ekipit. Do të thotë se ai akoma nuk e ka vendosur sesi do paraqitet. Vazhdon të eksperimentojë me rreshtimin, me pozicionet. Partizani në këtë ndeshje s’kishte as ritëm! Repartet janë te shkëputur nga njëri-tjetri!  Lojtarët vazhdojnë të gabojnë në çdo ndeshje. Me këtë ritëm, nuk do ishte cudi që ky ekip të shkojë në Play-out kundër një ekipi të Kategorisë së Parë.

Sormanit duhet t’ja rikujtoj dikush që edhe në Kategori të Parë luhet futboll. Besëlidhja e mundi me 5 gola ne dy ndeshje! /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online