“Si shpjegohet që bëjnë këto gafa Belica dhe Hoxha? Ka diçka”! Gjergj Stefa zotohet për krisjen mes Dajës dhe Ramës, Starova: Ishalla i ndihmon Zoti!

Partizani ka harruar të fitojë dhe kur kemi kaluar javën e shtatë të Superiores, të kuqtë nuk kanë arritur ende që të grumbullojnë 3 pikë në 90 minuta. Por ku qëndron problemi i kësaj skuadre? Gjergj Stefa i tregon të gjitha në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”.

“Të jeni të sigurt se edhe vetë Demi habitet në fund të ditës dhe pyet me vete: “Si ka mundësi?”. Nuk kam dyshime se ka paratë gati dhe investon prapë në janar, por kjo nuk bëhet pa u gjetur fajtori për këto rezultate. Nuk është askush budalla, për të hedhur para të tjera dhe për të marrë prapë shtatë barazime. Këtu ka diçka te Partizani. Unë shoh Belicën që shkakton një penallti të pafalshme në një moment që e gjithë vëmendja është drejtuar te derbi.

Unë shoh Alban Hoxhën që i kalon topi në mes të këmbëve, në një moment që fitorja është detyrimi më i madh i Partizanit. Si shpjegohet? Për mua këta janë lojtarët më të mirë në letër dhe kjo është e qartë. Partizanin do ta cilësoja si një ushtri që nuk ka vde.kur akoma, por kjo është vërtet e çuditshme.

Për mendimin tim, problemet filluan që kur Daja u bë drejtori i Partizanit, është me këtë tagër tani. Daja hallakatet dhe e ka pranuar se e ka të vështirë për të marrë vendime. Komunikimi në verë i tij me Ramën nuk ka qenë aspak i mirë, le ta zbulojmë. Të dy jetonin të ndarë dhe kur njëri i dërgonte mesazh tjetrit, përgjigja i shkonte pas tre ditësh. Jam i sigurt për këtë. Nëse del Daja dhe Rama, bashkë, që të dalin nesër në konferencën për shtyp dhe të tregojnë të kundërtën, atëherë unë nuk shkel më në studio”, u shpreh Stefa.

Nga krahu tjetër, Starova shprehet se Partizanin mund ta ndihmojë vetëm Zoti në këto momente: “Nuk duhej ky barazim me Egnatian, nuk duhej. Është skuadra më e dobët e gjithë këtyre viteve, nuk mbaj mend tjetër. Tani duhet të lutet që t’i kthehen të dëmtuarit, të kenë fat, po gabojnë lojtarë të ndryshëm. Lojtarët po japin shpirtin, por deri këtu po shkojnë. Duhet diskutuar gabimi që në seleksionim, tani duhet të pritet janarit. Ishalla i ndihmon Zoti”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online