Gjykim me dy standarte/ Në Itali shpërthen polemika pas rastit të Kjaerit, kërkohet penallti si në Inter-Juventus

Sistemi VAR përdoret prej kohësh në Itali, por nuk ia ka dalë të shuajë polemikat. Përtej Adriatikut akuzojnë për një gjykim me dy standarte në Serie A. Shkak është bërë ndërhyrja e Simon Kjaerit kundrejt Pelegrinit në ndeshjen e Roma-Milan.

Mbrojtësi danez nuk kap dot kohën dhe në vend të topit, gjen këmbën e kundërshtarit në zonë. Arbitri i takimit nuk ka akorduar 11 metërsh dhe as VAR-i nuk ka ndërhyrë për të thënë fjalën e tij. Kjo ka sjellë polemika dhe pakënaqësi në kampin romak, si dhe në anën e tifozëve. Këta të fundit e kanë cilësuar si një penallti këtë rast, duke e krahasuar me 11 metërshin e fituar nga Juventusi në ndeshjen kundër Interit, atje ku Dumfries bën një njëjtë si ajo e Kjaerit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online