Si quhesh, Hasan apo Mlladen?

Hasan Lika më 1 janar mbushi 58 vjeç. Një jetë me futbollin. Këtë ditëlindje mori urimet e zakonshme. Asnjë më shumë. Nuk është e drejtë. Torta i takon atij. Në dhjetor Luftëtari i tij i bëri të gjithë të flisnin me vete dhe të flisnin për të. 5-0 kundër Partizanit dhe 2-1 në Kukës. Kundër kampionëve dhe nënkampionëve në fuqi. Pak më parë fitoi dhe 1-0 në Kamzë, asaj që nxituam t’i thoshim ‘hirushja’ e kampionatit.

Imagjinoni pak sikur këtë dhjetor ta kishte bërë një trajner i huaj. Do nxitonim të flisnim për një strateg.  Për një revolucionar, për një që po na mëson tiki-takan. Nëse ai do quhej Mlladen Milinkoviç do flisnim për magjistarin që fsheh topin. Por ai quhet Hasan, e kemi mes nesh prej 25 vitesh si trajner dhe si gjithnjë tonin e harrojmë lehtë dhe te huajit jemi gati t’i ngremë një bust.

Sigurisht që Luftëtari është një skuadër që ka një potencial teknik të jashtëzakonshëm, zbulime të vërteta të ardhura dy vite më parë nga kategoritë inferiore ose të nënvlerësuar diku tjetër. Ata e njohin njëri tjetrin symbyllazi dhe largqoftë nëse dikush është në ditë të keqe. Ata të shndërrojnë në një viktimë pa asnjë alibi. Jo më kot Bregu e Abazaj janë shndërruar në markat e këtij kampionati dhe janë dy emrat më të klikuar të këtij kampionati. Por trajneri është gjithnjë aty, për t’i thënë fjalën e mirë. Nuk quhet Mlladen, por Hasan. Bën qindra kilometra në javë mes ekipit dhe familjes, e mori Luftëtarin në një moment kur njerëzit thanë nuk ka më asnjë shpresë, rrezikoi emrin dhe karrierën dhe ia doli. Gëzuar ditëlindjen dhe vitin e ri! Njeriu i punës në fund fiton gjithnjë.

Gjergji Stefa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online