“Si ka mundësi? Anglezët habiten me shqiptarët”! Marku tregon besytninë dhe surprizën: Totenhemi do pushtohet, do futem me këngën e…

Më 25 shtator Florian Marku do të rikthehet përsëri në ring. Dëmtimet janë hedhur pas krahëve dhe tani ka ardhur koha për të synuar titullin e parë kampion. Boksieri shqiptar i pëlqen sfidat e vështira dhe do të ndeshet në stadiumin e Tottenham-it nën sytë e 70 mijë spektatorëve me kampionin Maksim Prodan.

Marku ishte i ftuar edhe në “Vizionin e Pasdites” ku komentoi mënyrën sesi shqiptarët bëhen një trup i vetëm jashtë shtetit dhe kjo ka habitur edhe anglezët. Gjithashtu boksieri shqiptar ka një besytni, këmba e djathtë. Sa i përket këngës që do të futet në ring, Marku do të ketë një krijim të Noizyt që i vjen si dedikim dhe do ta përdor në çdo ndeshje.

“Më kanë shkruar shumë shqiptarë, do të pushtohet nga shqiptarët stadiumi i Totenhemit. Këtu janë shumë të lidhur, madje më shumë se çdo shtet tjetër. Më kanë mbushur arenën kudo ku kam shkuar. Habiten edhe vetë anglezët, më thonë: “Si ka mundësi?”. Mesazhe të shumta kam edhe në këto momente, do e shihni vetë se çfarë çmendurie do jetë.

Besytnia? Po, kam fiksimin tim. Në fillim vesh dorezën e djathtë, kur futem në ring, futem me këmbën e djathtë. E kam si fiksim këtë. Kam folur me Noizyn dhe më ka kushtuar një këngë, atë do të dëgjoni teksa dal në ring”, tha Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *