Nuk do ta jetë kurrë si Mesi dhe Ronaldo! Shihni veprimin e turpshëm të Mbape ndaj Metz, ishte si…fëmijë i përkëdhelur

Ndoshta Mbape zotëron gjithë klasin e nevojshëm për të arritur majat në karrierën e tij dhe të arrijë në nivelin e Mesit dhe Ronaldos, por sjellja e francezit e largon shumë nga këto dy yje të vërteta të futbollit. Përveç polemikave të shumta që Mbape hap me shokët e skuadrës, Kombëtare apo skuadër, veprime të ulëta bën edhe ndaj kundërshtarëve.

Le t’i kthehemi pak ndeshjes së mbrëmshme ndaj Metz. PSG arriti që të fitojë vetëm në minutat e fundit me golin e Hakimit. Portieri i Metz, Alexandre Oukidja e përjetoi shumë këtë pësim dramatik dhe u shtri në tokë. Mbape shkoi menjëherë për ta ngacmuar dhe ofenduar me fjalë. Oukidja u ngrit menjëherë për ta ndjekur, ndërsa lojtari i PSG po vraponte dhe shkoi mes turmës së lojtarëve të tjerë për t’u fshehur dhe duke i shpëtuar përplasjes me portierin e Metz.

Menjëherë ishte Neymar dhe Marquinhos që i dolën në mbrojtje Mbape, duke e vërvitur tej gardianin e Metz. Fytyra e Mbape ka marrë shumë jehonë në rrjetet sociale teksa buzëqeshte dhe shihte me lumturi sesi kundërshtari i tij gjendej në tokë. “Nuk më kap dot”! Si një fëmijë i llastuar, por sa larg mund të shkohet kështu? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online