Si Bayern Munchen-Dortmund/ Tirana është më shumë se 6 pikë larg Laçit për një arsye, titulli kampion duket histori e mbyllur

Përpara ndeshjes mes Tiranës dhe Laçit, “Sport Ekspres” ka ndërtuar një analizë për arsyen se përse Tirana është më afër titullit kampion sesa Laçi, duke e hapur me titullin: “Rivalizimi i Laçit me Tiranën për titullin kampion si i Dortmundit me Bajernin e Mynihut, Xhixha është gjithë sekreti”. Pra të dyja ekipet janë ato që kanë kryefjalën e kampionatit, por nëse Dortmundi i jep ar.mën më të fortë Bajernit, siç ka bërë historikisht, e vetmja gjë që mund të bëj në kampionat është të lërë të hapur garën deri në disa javë para fundit të sezonit.

Format e të dyja ekipeve kanë qenë mbreslënëse në këtë sezon. Fati i bardhebluve është edhe fakti se Mirel Josa do t’i bashkohej më vonë kurbinasve, teksa që pas ardhjes së tij, numërohej vetëm humbja me Vllazninë dhe një seri fitoresh radhazi, pa shkuar në “Air Albania”. Por përse Tirana është më afër titullit kampion se Laçi? Diskutimet për repartet është një analizë që mund ta bëjnë më mirë analistët sportiv, por e dukshme është fakti se dyshja Seferi-Xhixha është e pandalashme.

Detaji i vetëm që bën diferencën në këtë histori është pikërisht Xhixha. Laçi zgjodhi që të fuqizonte rivalin direkt për titullin kampion duke e lejuar sulmuesin që t’i bashkohej Tiranës. Nëse kurbinasit do ta kishin ende këtë futbollist, nuk mund të parashikojmë saktësisht sesa pikë më tepër do të kishin në renditje, por mund të themi pa u menduar dy herë se ekipi i Shehit nuk do të ishte në të njëjtat pozita si sot.

Pra në një logjikë futbolli, një lëvizje e tillë është thjeshtë vet.vrasje. Kjo rezultoi edhe në Air Albania, teksa në një finale direkte mes dy ekipeve për titullin kampion, Tirana fitoi me shifrat 4-1 dhe dy prej golave erdhën nga Redon Xhixha. Për këtë arsye, bardheblutë janë përtej 6 pikëve të diferencës me Laçin dhe historia e kampionatit duket e mbyllur. Ndryshe nga sezoni i kaluar, ku tre skuadra po ia dhuronin njëra-tjetrës vendin e parë, kampionati i këtij viti nuk duket se do të ketë të njëjtin fund. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online