“Mjafton të bësh disa lëvizje të mira dhe quhesh legjendë“, Xavi ironizon trajtimin e lojtarëve në Premier League: Mediat e ekzagjerojnë

Xavi Hernandez duket se po rikthen Barcelonën në udhën e duhur, pasi në ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm fitore dhe këto duke shënuar nga 4 gola në ndeshje. Trajneri spanjoll është prononcuar për mediat së fundmi, ku ka folur për mënyrën se si trajtohen lojtarët në shtypin anglez. Sipas tij mjafton një ndeshje e mirë dhe në ishullin britanik merr statusin e legjendës.

“Në Angli, mjafton të bësh disa lëvizje të mira dhe të luash një ndeshje të mirë për t’u konsideruar si legjendë. Mediat atje i ekzagjerojnë dhe mbivlerësojnë gjërat. Ashtu si futbollistët, gjithçka tjetër”, ka thënë Xavi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online