Çmenduria në Poloni/ Ekipi amator shkon në gjysmëfinalen e Kupës, eliminon edhe ekipin ku la mbresa Celhaka me Legian e Varshavës

Në Poloni ka ndodhur një çmenduri e vërtetë sa i përket Kupës. Besojeni ose jo, por në fazën gjysmëfinale të saj është një ekip që vjen nga Kategoria e Tretë dhe që është në kufijtë e një klubi gjysmë-profesionist.

Grudziazd ka arritur që të eliminojë një tjetër ekip të elitës së futbollit në Poloni, këtë herë Ëisla Krakov. Kjo e fundit vinte pas një humbje ndaj Legias së Varshavës, në takimin ku la mbresa edhe Jurgen Celhaka.

Pasi koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1, me penallti Grudiazd arriti që të ishte më e saktë nga ruleta ruse, 5-3. Tanimë kjo përrallë është një realitet në Poloni dhe gjithë opinioni sportiv është tronditur jo pak për këtë sukses, teksa më herët kishin eliminuar një tjetër skuadër të elitës së Polonisë, Ëarta Poznan. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online