“Shumë shpejt do të luajë në një ekip të madh”, menaxheri Fakiç flet për të ardhmen e Ernest Muçit

Haris Fakiç ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje direke në emisionint “Elite Show” në “Supersport”. Menaxheri i njohur ka folur edhe për të ardhmen e Ernest Muçit. Ai është shprehur se talenti shqiptar ka disa oferta dhe në këtë merkato dimërore do të largohet drejt 1 prej 5 ligave më të forta të Europës.

“Është një lojtar shumë i kërkuar nga klube të ndryshme, falë edhe paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë me klubin e Legias së Varshavës. Besoj se shumë shpejt do të jetë në një ekip shumë të madh dhe do të jetë një transferim shumë i merituar. Nuk mund të them një emër konkret, pasi janë disa klube, por do të transferohet në një nga 5 kampionatet më të forta të Europës”, është shprehur Haris Fakiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online