“Ne krenohemi me atë që bën Rrahmani e Ramadani, më vjen keq për Skukën”, Olsi Rama: Skuka kishte vënë bark, ka punë për të bërë

Olsi Rama ishte i ftuar në studion e emisionit “Elite Show“ që transmetohet në “Supersport“. Drejtori i Partizanit ka folur për kthimin e Skukës në kampin e “demave të kuq“. Rama ndihet mirë për rikthimin e sulmuesit të talentuar, por shton se do të ketë punë për të bërë, pasi ka mbërritur në kampin e Partizanit me disa kilogramë më tepër.

“Më vjen mirë që rikthehet, pasi ka bërë shumë mirë me ne kur e kemi pasur dhe nuk u menduam dy herë për ta rikthyer. Më vjen keq që nuk i shkoi siç duhet, pasi ne krenohemi me atë që po bëjnë lojtarë si Rrahmani apo Ramadani dhe në këtë mënyrë vlerësojmë edhe më shumë futbollistët tanë. Megjithatë tani ai është rikthyer dhe duhet të punojë shumë. E pashë që kishte vënë edhe pak bark dhe ka goxha punë për të bërë që të rikthehet në formën e mëparshme. Kthehet në shtëpi dhe mund të them se ka treguar një gatishmëri të madhe, duke sakrifikuar edhe financiarisht, vetëm që të mund të gjejë lumturinë e të luajturit në futboll”, ka thënë Olsi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online