“Shumë kritika, por Kallaku do të kthehet aty ku duhet të jetë”! Sherifi i Tiranës: Jo më kot erdha në Shqipëri, nuk jam më i atyre viteve të errëta

Sherif Kallaku ishte një nga prodhimet me më tepër bujë nga kampionati shqiptar. Në momentin kur ky mesfushor kaloi te Lokomotiva e Zagrebit u cilësua si një prej talenteve shqiptarë më të mirë. Megjithatë pjesa tjetër ishte për t’u harruar.

Tashmë Kallaku është pjesë e Tiranës dhe po kërkon që të jetë në formën e tij më të mirë, si dikur kur shkëlqeu me Teutën. Në një intervistë për “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës” pas ndeshjes me Tiranën, lojtari i bardhebluve u shpreh:

“Ndihem shumë mirë te Tirana. Jo më kot u ktheva në Shqipëri, të tregoj se edhe pas shumë atyre kritikave që kam pasur, dua të tregoj se Kallaku nuk është më i atyre viteve të errëta. Jap 100% tim në stërvitje dhe të kthehem aty ku isha. Me Kallakun nuk ka ndodhur asgjë, thjesht po stërvitem me shumë seriozitet që Kallaku të kthehet aty ku duhet të jetë”, tha Kallaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online