FSHF Sunday League/ Ka filluar kampionati amator 9×9, njihuni me rezultatet e javës së parë

Ka startuar kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”, që organizohet prej disa sezonesh tashmë nga FSHF e që këtë edicion të ri po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e të apasionuarve pas futbollit.

Në javën e parë u luajtën 17 ndeshje në të dyja grupet e këtij kampionati në Tiranë, sfida që prodhuan emocione e spektakël më gola të shumtë. Spikati sfida e grupit B, Ats – Eco empire që përfundoi me rezultatin 8-2, ndërkohë që golat nuk kanë munguar në asnjë nga duelet e kësaj premiere. Janë regjistruar vetëm dy barazime, teksa niveli i treguar nga skuadrat në fushën e lojës ka qenë vërtetë i kënaqshëm.

Duhet theksuar se kampionat po tërheq shumë të rinj, por edhe tifozë në fushat ku luhen ndeshjet. Çdo skuadër lejohet të ketë deri në 25 lojtarë, të cilët duhet të jenë amatorë, të kenë trajnerin e vet dhe të gjitha kushtet e tjera mundësohen nga Federata Shqiptare e Futbollit. Më konkretisht FSHF u mundëson fushën, arbitra profesionistë, delegatët, mjekët sportivë, në mënyrë që të gjithë futbollistët e përfshirë në këtë kompeticion të kenë mundësi të argëtohen duke luajtur futboll.

Ndërkohë, që ndeshjet e javës së dytë të FSHF Sunday League Albania do të luhet përgjatë kësaj jave, duke na dhënë kështu javë pas jave një ide më të qartë për ekipet që do të jenë pretendente këtë sezon. Më poshtë edhe rezultatet e javës së parë të kampionatit të futbollit amator 9×9:

Roamel – KKD                                                  1-2

Ju ar plast – BTL                                             1-0

Panthers Shkodër – JATA MARKET              3-0

Vila-L MFC – North Gate                               5-2

FC Dussel – ALBAMER                                   3-0

Friends Team – Barrikada                              5-2

ATS – Eco Empire                                            8-2

MD – Futura Dent                                             2-2

FB Passion – Prestige MFC                             1-4

Security Oktapus – Enco Al                       1-1

Primo MFC – Raiffeisen Bank                 3-0

Pastaria – Coca Cola Tepelena                4-1

DAJTI – Homeland Patriots                    3-0

Nova – FC Confucius                                       4-3

IMMI – Al-Ar                                                       2-0

ELSO – Hidro Alfa                                              0-2

ANTIGONEAN – Ferraj Fc                               1-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online