Shumë emra të njohur për Monzën, Berluskoni tenton goditjen e madhe në merkato

Klubi i Monzës është duke përjetuar një nga periudhat më të mira në historinë e tij. Pas suksesit të madh të mbërritjes në Serinë B, tashmë synimet janë rritur dhe elita është objektivi kryesor. Por për të përmbushur këtë projekt drejtuesit kanë vendosur të sjellin në Brianza emra të njohur të futbollit europian.

Baloteli dhe Boateng ishin dy përforcimet e rëndësishme të bëra për Monzën, por duket se Silvio Berluskoni dhe Adriano Galiani nuk do të ndalen me kaq. Dyshja drejtuese tenton goditjen e madhe në merkato, teksa piketon një lojtar të njohur si Frenk Riberi. Është “France Football“ që raporton një lajm të tillë, ndërsa francezi ka shprehur gatishmërinë për tu përgjigjur me “po“ nëse skuadra italiane ngjitet në Serie A.

Pavarësisht moshës 38-vjeçare, Riberi nuk dëshiron të varë këpucët në gozhdë dhe e ardhmja mund ta gjejë te ekipi i Monzës, atje ku do të bashkohet me mikun e tij, Boateng./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online