“Djepi i futbollit dhe tani kullotin delet”, Andi Lila flet me zë të lartë për stadiumin “Besa”

Andi Lila është një personat e vetëm që ka folur me zë të lartë për gjendjen skandaloze ku ndodhet stadiumi “Besa”. Në tokën që ka nxjerrë futbollistë të njohur në Shqipëri, tashmë është kthyer në një kullotë për delet. Mënyra sesi po vritet historia e këtij stadiumi është vërtet e frikshme. Për këtë arsye, Andi Lila ka dhënë një intervistë për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, duke iu përgjigjur pyetjeve të Sulçes.

“Dëgjojmë shumë herë qeveritë që thonë: “Atë që e kemi bërë ne, se ka bërë askush në 30 vite për sportin. Kemi ndërtuar 3 stadiume”. Po mo po, e vërtetë që keni ndërtuar tre stadiume. Por është si ajo puna e makinës që fuqia e motorit nuk i ka shkuar te rrota, por te boria. Këto janë bori dhe fasadë. Nuk kemi terrene për t’u stërvitur. Kam djalin 6-vjeç dhe duhet të shkojë me makinë 45 minuta larg Tiranës që të gjejmë një fushë. Është e dhimbshme kur sheh sesi ajo fushë është kthyer për kullotën e bagëtive. Besa ishte djepi i futbollit në rang kombëtar dhe ëndrra ime ishte që të shkelja në atë fushë. Kur prindi shikon ato fushat që pushtohen nga delet i thotë fëmijës që t’i futet shkollës”, u shpreh Lila. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online