“Shumë e çuditshme, kështu na i shënoi edhe Cr7 2 gola”! Muller akuzon Realin për “blerjen e arbitrave”: Kjo ndodh shpesh në Madrid

Përballja mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, e përfunduar në shifrat 2-1 në gjysmëfinalen e Champion League, u mbyll me polemika. Goli i De Ligtit u anullua për pozicion jashtë loje, por protestat ishin të shumta për këtë vendim. Pas De Ligt, ishte edhe Thomas Muller që ngriti dyshime për ndihmën që vjen madrilenëve nga arbitri.

“Vendimi i arbitrit ishte i çuditshëm. Kjo ndodh shpesh në Madrid. Na ka ndodhur dy herë më parë, me gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo. Gjyqtari as që e shikon VAR. Shumë e çuditshme, askush nuk mund ta shpjegojë. Por sigurisht që nuk mund ta justifikojmë humbjen tonë vetëm me kaq”, tha Muller. /Sport Ekspres/