“Anësori më tha: ‘Më fal, gabova’”! De Ligti zbulon bisedën me arbitrin: Ishte një turp i madh

Goli anulluar i De Ligtit në minutën e fundit të ndeshjes ka hapur diskutime të mëdha. Mbrojtësi holandez ka zbuluar për “beINSPORTS” bisedën që pati me gjyqtarin anësor të takimit pas ndeshjes. Lojtari i Bajernit ka thënë se anësori i kërkoi falje që sinjalizoi përpara kohe pozicionin jashtë loje. De Ligti citon rregulloren gjatë intervistës dhe e cilëson vendimin e gjyqtarit si të turpshëm.

“E kam thënë edhe në dy intervista. Nëse është pozicion jashtë loje, le të jetë pozicion jashtë loje. Por kemi rregulla në futboll. Rregulli thotë që nëse nuk kemi një pozicion të pastër jashtë loje, që nuk ishte i tillë, duhet të vazhdojë loja. Nëse je në minutën e fundit dhe i bie bilbilit kështu, atëherë është një gabim shumë i madh, një turp. Anësori më thë: ‘Më fal, bëra një gabim’.”, ka deklaruar De Ligti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/