“E shtyva lehtë se më kishte zënë rrugën. E njoh mirë, ka shumë vite te Xhenoa dhe i ka zakon sjellje të tilla. Ky person është provokator, edhe vjet kur po largohesha më erdhi nga pas duke duartrokitur me ironi”, kështu u shpreh Xhanpiero Gasperini, i akuzuar nga Sampdorias për goditjen e Masimo Lenca, Sekretarit të Përgjithshëm të këtij klubi.
Gjithsesi është publikuar një video ku duket qartë gjesti i bërë nga trajneri i Atalantës. Ndërsa zëvendëstrajneri i Sampdorias, Romei pat thënë: “Gjesti i Gasperinit? Episod shumë i shëmtuar dhe i dënueshëm. Ai goditi Sekretarin tonë të Përgjithshëm, Masimo Lenca. E gjitha kjo nuk ka të bëjë me futbollin”.
Gjesti i Gasperinit është i papranueshëm dhe tashmë pritet të shihet vendimi që do të merret nga komisionet disiplinorë në Federatën Italiane të Futbollit. Atalanta me shumë mundësi do të duhet të bëjë pa trajnerin e saj në ndonjë takim.