Naim Dani: Ndeshjet janë minë me sahat, ja ku u gabua në Kamzë

Naim Dani, oficer sigurie pranë kompanisë BBS Security, i ftuar në emisionin “Fair-Play” në Ora News, ka folur për problematikat e ndryshme në garantimin e rendit në stadiume. Për të ajo që ndodhi në Kamzë pritej, mos aty, diku tjetër.

“Një ditë do vinte ajo ngjarje, u dha sinjali që javën e parë. Si ushtarak që jam, i parandiej. Nuk ka një kompani me stjuartë që e menaxhon një ndeshje pa praninë e policisë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Një ndeshje është një minë me sahat . Isha prezent në Kamzë, deri në minutën e 94-të ishte çdo gjë normale. Çdo gjë ndodhi në pak sekonda. Veç anës sportive, që unë nuk e analizoj dot, por ka pasur mangësi të shumta nga kompania e sigurisë private”.

“Në bazë të rregullores është 1 stjuart për 35 tifozë. Nuk do zbatohet kurrë. Janë klubet që e caktojnë numrin, nuk na lihet ne në dorë. Arsye financiare kjo? Nuk ka nevojë për përgjigje. Këto kompanitë që shikojmë kanë minimumin e profesionalizmit. Kemi 10 vite që merremi me ndeshje dhe sërish themi se kemi mangësi. Le të nisemi nga mosha. Ata quhen punonjës shërbimi. Paradite kanë qenë në shërbim. Është hapur dera kryesore e zonës teknike, që është gabim. Ajo nuk hapet pa u futur arbitrat dhe ekipet në dhoma. Pastaj futet presidenti, ose zyrtarët e tjerë. Nuk ka të drejtë askush të hapë ato dyer. Mos ta kthejmë në çështje teknike. Ata të UEFA-s nuk pranojnë komisionerë shërbimi. Aty lindi termi stjuart”.

“Kompetencat e ligjit për stjuartët? Ligji thotë qartë, mund të përdorësh shkop gome, neutralizues, pranga plastike. Më pas vjen Policia. Për ambientet sportive nuk ka të caktuar asgjë. Aty stjuartët shkojnë me duar në xhepa. Këtu e merr tifozin për ta çuar te Policia e Shtetit dhe të futen tifozët në fushë për ta mbrojtur. Klubet e futbollit dhe federata janë të detyruara të lidhin kontrata me shoqëri të ruajtjes fizike. Nëse ka sherr, kontakton policinë. Ne jemi parandalues dhe mbarëvajtës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online