Shtutgarti si tren në shtëpi, Dortmundi në krizë totale

Bundesliga ka rinisur sot dhe ndeshja hapëse e javës së 12-të ka prodhuar një surprizë të madhe, sepse Borusia e Dortmundit u mund 2-1 në Shtutgart, duke marrë një goditje tjetër të rëndë. Pa sulmuesin kryesor Obamejang, i pezulluar nga klubi, Dortmundi bëri gafë që në fillim, duke ia dhuruar golin e parë Shtutgartit, me Bartra që ktheu pas një top të rrezikshëm, Byrki nuk e zotëroi dhe Akolo përfitoi, duke falënderuar.

Me kalimin e minutave Dortmundi e shtoi presionin dhe gjeti barazimin në shtesën e pjesës së parë: Shyrle gaboi fillimisht, pasi Ciler grushtoi, por Filip çoi topin në rrjetë. U duk se nisi kthesa, por në pjesën e dytë sërish Shtutgarti e nisi më mirë dhe Brekalo shënoi golin e dytë në minutën e 51-të, në kundërsulm. Edhe më pas ishte Shtutgarti skuadra që pati shanset më të mira, por nuk pati më gola.

Shtutgarti është i frikshëm në fushën e vet, me 5 fitore e një barazim, si asnjë skuadër në Gjermani, ndërsa Dortmundi është në krizë të plotë, sepse në 5 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë dhe nuk sheh më fare nga kreu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online