Kielini: Isha i shëmtuar dhe i paaftë, ia dola me punë

Mbrojtësi i Juves: Kam njohur shumë talente që nuk ia kanë dalë, ndërsa unë kam vazhduar duke u përmirësuar më shumë

Xhorxh Kielini fillon të projektojë të ardhmen jashtë fushës, më diplomën master në Ekonomi dhe Biznes ka prenotuar tavolinën e punës në klub kur të vendosë të  varë këpucët në gozhdë. Kjo ka ardhur edhe pse ai mund të ketë edhe ndonjë vit për të luajtur ka nisur të mendojë për “jetën e dytë”. “Jetojmë në sportin tonë me pasion, fundi i karrierës do të jetë i paevitueshëm. Duhet të filloj të mendoj për të ardhmen dhe të hap ndonjë rrugë, që mund të jetë edhe rruga e fundit, që të amortizojmë këtë shkëputje nga futbolli i luajtur”, ka thënë Kielini.

Në biznes

Si i ftuar nderi në “Allianz Stadium”, Kielini është gati të riaktivizohet në klub. “Duhet gjithmonë të kesh dëshirë për të mësuar. Nuk e di se çfarë do të bëj ekzaktësisht në të ardhmen, familja ime sigurisht do të ketë një rol të rëndësishëm dhe do të doja të isha një baba dhe një bashkëshort i mirë. Të punoj në një kompani që nuk është Juvja? Do të ishte një provë e vështirë, tërheqëse, por tani nuk e mendoj këtë gjë. Jam i përqendruar në botën time. Nuk është e lehtë të gjesh një kompani që mund të të japin komoditet, sidomos në ato që do më duhet t’ia nis nga zero. Kam zgjedhur një degë studimesh, specializim në biznes dhe administrim, që mund të më ndihmojë në të ardhmen. Për pak vite do më duhet t’ia nis pothuajse nga fillimi, por dega që kam studiuar mund të më japë një dorë. Kështu do mësoj si të përballem më presionet. Shembujt në fushë? Pirlo e Bufoni, përsa i përket cilësive teknike kishin personalitet dhe karakter të një niveli të që ndikonte tek të gjithë shokët, brenda dhe jashtë fushës”.

Me punë

Kielini ka ndjekur edhe fazat e rritjes së tij. “Para dhjetë vjetësh isha më i shpejtë dhe më impulsiv në krahasim me sot, por realisht isha më i dobët në fushë. Kam luajtur në skuadra rajonale, në kombëtaret e të rinjve nga moshat nën 15 vjeç deri tek më të mëdhatë. Kam qenë gjithmonë më i shëmtuari, më i çrregullti, jokorrekti dhe më i pakuptueshmi. Më vonë me kalimin e kohës po bëhesha gjithnjë më i përmirësuar. Në karrierën time kam njohur shumë talente që në moshën 18-vjeçare nuk kanë sakrifikuar dhe nuk janë bërë kurrë kampionët që kishin mundësi të bëheshin. E rëndësishme është të provosh të bësh më të mirën që di”, është shprehur mbrojtësi bardhezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online