Shtubina, drejt zyrtarizimit si kuksian

Nesër së bashku me Mlladen Milinkoviç, Kukësi pritet që të zyrtarizojë dhe arritjen e marrëveshjes me Ndriçim Shtubinën. Ish-kapiteni i Vllaznisë, pritet që të jetë pjesë e kampionëve, të cilët e kanë kontaktuar mesfushorin menjëherë pas lajmit se nuk do të ishte më pjesë e kuqebluve. Në këtë mënyrë Shtubina do të bëhej i pari lojtarë i afruar pas kupave të Europës në radhët e verilindorëve. 30-vjeçari do të ndryshojë për të tretën herë në karrierë ambient, pasi veç Vllaznisë më parë është aktivizuar dhe në radhët e Flamurtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *