“Bëmë baba të të ngjaj”, i biri i Rivaldos mahnit Bukureshtin

Rivaldo ishte dje i pranishëm në Bukuresht, për të ndjekur ndeshjen në Europa League mes Dinamos së Bukureshtit dhe Atletik Bilbaos. Arsyeja e pranisë së tij në Rumani ishte se te Dinamo luan i biri, sulmuesi 22-vjeçar Rivaldinjo.

Pas disa vitesh në Brazil dhe një aventure të shkurtër në Portugali te Maritimo, Rivaldinjo në fillim të vitit ka shkuar te Dinamo dhe dje shënoi një gol që natyrisht është më i bukuri i karrierës së tij të re.

Atletik kryesonte 1-0, ndërsa Rivaldinjo u fut pas pushimit dhe në minutën e 54-të lëshoi një silurë nga distanca, që mahniti edhe të atin e vet, që në karrierë ka shënuar një thes me gola të bukur. Megjithatë, gol si ky, me të djathtën, Rivaldo nuk e ka shënuar kurrë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online