Ndriçim Shtubina është zyrtarisht i Kukësit dhe bëhet afrimi i parë i epokës Milinkoviç.
Mesfushori shkodran u prezantua menjëherë pas trajnerit serb dhe lëshoi deklaratat e para si kuksian.
“Falënderoj drejtuesit e Kukësit për besimin. Jam i kënaqur që kemi gjetur marrëveshjen me Kukësin. Nuk ka nevojë të flas për arsyet që më larguan nga Vllaznia, pasi i kam thënë më parë dhe dihen, nuk dua t’i kthehem së shkuarës, për mua nis një epokë e re tani.
“U bënë disa vite që luftonim për mbijetesë te Vllaznia, u mërzita me atë situatë. Tani dua të mat forcat e mia në një klub që lufton për trofe.
“Konkurrenca nuk më tremb, edhe nëse vijnë mesfushorë të tjerë në krahun e djathtë. Rivalët për titull? Jam i përqendruar te Kukësi, nuk shoh klubet e tjera”.