“Shtëpi e ëmbla shtëpi”! Herald Marku e mbyll me Partizanin, i bashkohet menjëherë Vllaznisë për Europën

0

Një rikthim i bujshëm pritet që të zyrtarizohet te Vllaznia brenda pak orësh. Herald Marku do të rikthehet sërish në shtëpinë e tij, në Shkodër. Lojtari që bëri jehonën e madhe do të transferohej mes zhurmës te Partizani, por rezultoi një dështim i madh.

Sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”, Marku e ka mbyllur me klubin kryeqytetas duke gjetur gjuhën e përbashkët me klubin. Në ditën e nesërme pritet që lojtari t’i bashkangjitet menjëherë Vllaznisë për t’u vendosur nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.