Ekskluzive/ Një kontratë “e pazakontë” dhe fitimi që do menaxheri, e vërteta e lojtarit të Kombëtares që i thotë “PO” Tiranës

0

Tirana është shumë pranë një goditje të madhe në merkato. Bëhet fjalë për Emanuele Ndojin që i përfundon kontrata me Breshian në këtë muaj. Bardheblutë po tentojnë prej disa ditësh që të afrojnë mesfushorin e Kombëtares në gjirin e tyre.

“Fansat e Futbollit Shqiptar” ishte e para që e paralajmëroi një lëvizje të tillë. Ndërkohë “Sport Ekspres” ka kontaktuar me të afërm dhe familjarë të Ndojit, për të mësuar sesa e vërtetë ishte kjo çështje.

Ajo që na informohet është fakti se Tirana po e kërkon me çdo kusht këtë lojtar. Problemi i parë qëndron në faktin se në Itali kur kontrata të përfundon, gjashtë muaj përpara se të mbërrihet në këtë kohë, firmoset një kontratë që ka një vlerë tjetër, më tepër morale.

Në rastin konkret, Breshia e paguan Ndojin shumë herë më pak sesa në kontratën profesioniste. Pra në momentin që Tirana ofron më tepër sesa i jep Breshia si rrogë mujore, pa i tej zgjatur kontratën, atëherë bardheblutë e marrin menjëherë në ekip pa derdhur asgjë në klubin italian.

Nëse Tirana ofron më pak sesa i jep Breshia si rrogë mujore, atëherë Ndoji quhet ende i Breshias, megjithëse jo me shkresa zyrtare. Kjo është një formë e re që po përdoret në Itali në mënyrë që klubet të ndihmojnë lojtarët edhe kur dalin jashtë planeve të tyre dhe i përfundon kontrata, derisa të gjejnë një skuadër të re.

Ndërkohë thelbi i problemit është pjesa e menaxherit. Sa më e madhe të jetë rroga e ofruar, aq më shumë fitim do të ketë edhe përfaqësuesi i lojtarit. Për këtë arsye menaxheri i Ndojit po kërkon që të vijë ndonjë ofertë më e mirë nga Italia, megjithëse vetë mesfushorit i pëlqen ideja për t’iu bashkuar Tiranës. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.