FOTO/ Simeone shfaqet i menduar në një lojë ku mungon rregulli bazë, “el cholo” luan shah pa… mbretin

0

Diego Simeone është duke shijuar pushimet pas një sezoni të gjatë dhe sfilitës. Trajneri i Atletiko Madridit është duke pushuar në shoqërinë e djalit të tij, Xhovanit. Të dy kanë vendosur të qetësohen duke sfiduar njëri-tjetrin në një duel mendjeje dhe strategjisë.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një foto ku Diego dhe Xhovani Simeone shfaqen duke luajtur shah, megjithëse këtë e kanë bërë sipas mënyrës së tyre. Trajneri argjentinas shihet i menduar për lëvizjen e radhës, por ajo që bën çudi është fakti se dyshja ka harruar rregullin bazë të shahut. Kreu i pankinës së Atletikos luan shah pa… mbretin.

Në foto duket qartë se “el cholo” ka mbetur vetëm me katër ushtarë dhe mbretëreshën, çka e bën të pamundur zhvillimin e lojës, pasi shahu nuk mund të luhet pa mbretin në kutinë bardhezi. Por pavarësisht këtij fakti, Simeone duket mjaft i përqendruar për lëvizjen e radhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.