Shtatë sulmues për Shehin, “luks” dhe “dhimbje koke”

Vjet treshja e sulmit të Skënderbeut ishte Xhejms-Soue-Gavazaj, lojtarë këta që e kanë mbyllur me korçarët. Zëvendësimi i tyre sigurisht që nuk është i lehtë, por nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi do të jetë një grup lojtarësh mjaft interesantë, të cilët kanë “uri” për të fituar, si dhe dëshirojnë të tregojnë vlerat e tyre.

Momentalisht janë shtatë lojtarë që trajneri durrsak i ka në dispozicion. Pjesa më e madhe e tyre janë sulmues krahu. Nga sezoni i shkuar kanë mbetur vetëm dy lojtarë, Blerim Krasniqi dhe Nazmi Gripshi. Vjet nuk patën shumë hapësira dhe tani duhet të luftojnë me të tjerët për një vend titullari.

Oto Xhon është rikthyer nga Trepça ’89, ku ka shënuar shpesh. Tani do mund të luajë në Superiore për herë të parë. Ardit Hoxhaj, gjithashtu i huazuar, nga Flamurtari ka mbërritur te Skënderbeu. Vlonjati ka mundësinë më të mirë për të treguar sa vlen.

“Goditja” e madhe është Dejvi Bregu, që këtë sezon do të luajë me bardhekuqtë. Me Luftëtarin shënoi vjet nëntë gola në kampionat, një shifër e mirë. Zenel Gavazaj, i marrë nga Liria e Prizrenit, është një lojtar për t’u parë.

Sikur ka njoftuar “Sport Ekspres”, edhe Emir Sahiti do të luajë me Skënderbeu këtë sezon. Sulmuesi anësor ishte vjet pjesë e Hajduk Split dhe në Korçë mund të tregojë vlerat dhe më pas pse jo të transferohet jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online