“Shqiptarët preken, unë e marrë në mënyrën italiane”! Marash Kumbulla ka sinqeritet: Shaj në gjuhën shqipe në dhomën e zhveshjes te Roma

Marash Kumbulla ka dhënë një intervistë për “Piedi X Terra” në “DAZN”. Mbrojësi shqiptar ka prekur një sërë temash, duke filluar nga emocionet për finalen që do të zhvillohet në Tiranë, marrëdhëniet brenda familjes së tij, raportin me Murinjon, apo edhe deri te ai moment i vështirë në karrierën e tij, kur mori një nga humbjet më turpëruese me Romën ndaj Bodo/Glimtit.

Jeni të emocionuar për finalen?

“Më duhet të them shumë. Kur të shkojmë atje do të jetë mirë të jem aty ku luaj me Kombëtaren”.

Çfarë ndjen?

“Shqiptarët në përgjithësi janë të prekshëm, nëse u thua diçka ata zemërohen. Unë nga ana tjetër e kam marrë këtë në mënyrën italiane, nuk jam dikush që preket”.

Ju ka ndodhur të flisni shqip në dhomat e zhveshjes?

“Disa sharje, ndoshta (qesh). Megjithatë, dikush e kupton gjithsesi”.

Marrëdhëniet me trajnerin?

“Mirë, ai është shumë i mirë në dhomat e zhveshjes. Kur humbet, më mirë jo (të mos i flasësh). Ai është një person i drejtpërdrejtë. Kur gjërat shkojnë keq e thotë pa problem, çfarëdo që duhet të dini e thotë”.

Ka pasur një moment kur keni menduar se nuk po i mbani këmbët në tokë?

“Duhen marrë disa shuplaka, ndoshta për t’ju zgjuar”.

Po mendoni për disa ndeshja?

“Po, një në tetor, mendoj (Bodo / Glimt-Roma 6-1)”.

Çfarë ndodhi atje?

“Unë ende lu.ftoj për të kuptuar se çfarë, kishte kaq shumë komponentë. Kisha kohë që nuk luaja, ishte një nga ndeshjet e para, kushtet e fushës, i ftohti. Jo një justifikim, por ishte mjaft e vështirë. Është situata në të cilën mësova më shumë, të nesërmen mendova menjëherë se duhej të ngrihesha dhe të provoja se nuk isha ai. Ishte thjesht një aksident, vlera ime ishte një tjetër”, ka deklaruar Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online