Ekskluzive/ “Vjet Laçi, para dy vitesh Tirana”! Osmani komenton bastin e Jupit: Budallallëqe folën edhe kur Skënderbeu arriti në grupe, mos doni të fitojmë Europa League?

Një temë e diskutuar shumë në këto ditë ka qenë edhe ajo e parashikimit sesi do të shkojnë ekipet shqiptare në arenën europiane. Redi Jupi është shprehur i sigurt se Tirana nuk do të ketë ecuri të gjatë pasi sipas tij nuk ka pasur aspak rivalitet në këtë titull të fituar. Por për Tefik Osmanin, këto janë diskutime të zakonshme që janë ngritur edhe në periudhën kur Skënderbeu arriti në grupet e “Europa League”.

Në një prononcim për “Sport Ekspres”, drejtori i Tiranës ka treguar se edhe në dy vitet e fundit, ka pasur një skuadër që ka bërë prezantim dinjitoz për Shqipërinë. Në sezonin e shkuar ishte Laçi i Duros që eliminoi në mënyrë të bujshme Craiovan dhe bëri paraqitje dinjitoze me Anderlehtin. Ndërkohë Tirana e Egbosë bëri një tjetër ecuri mbreslënëse duke arritur deri në përballjen e Play Off të Europa League me Young Boys.

“Këta persona edhe me veten e tyre nuk mendoj se janë të kënaqur. Mbaj mend edhe me Skënderbeun kur shkuam në grupet e Europa League, këta persona flisnin gjithmonë budallallëqe. Kështu nuk më intereson shumë. Di të them që vjet ishte Laçi që eci mirë, para dy viteve ishte Tirana që shkoj mirë. Mos prisni që brenda vitit të shkojmë e të fitojmë Europa League”, tha Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online