“Abissnet Superiore” e gjitha në një orar, Partizani është vetëm 90 minuta larg Europës

“Abissnet Superiore” rikthehet për shikuesit ditën e sotme. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtin orar, 17:00, me qëllim që të shmangen kompromiset mes ekipeve. Titulli kampion është vendosur, e po ashtu janë mësuar edhe skuadrat që do të bien nga kategoria. Në lojë ka mbetur vetëm pjesëmarrja në Europë.

Partizani është më pranë se të tjerët në realizimin e objektivit të tij, pasi 90 minuta e ndajnë nga sigurimi i një bilete për në Kupat e Europës. Të kuqtë do të ndeshen me Kastriotin dhe një fitore ndaj tyre do hipotekonte vendin e tretë në tabelën e renditjes.

Ndërkohë Kukësi do të përballet me Skënderbeun e vendit të fundit, Teuta me Laçin dhe Vllaznia me Egnatian. Kundërshtarët e tyre luajnë pa objetiv, çka i shton shanset Kukësit, Teutës dhe Vllaznisë të marrin tre pikët këtë pasdite./Sport Ekspres/

Java e 35 e “Abissnet Superiores”:

17:00 Dinamo – Tirana

17:00 Kukësi – Skënderbeu

17:00 Partizani – Kastrioti

17:00 Teuta – Laçi

17:00 Vllaznia – Egnatia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online