“Shqiptarët e bënë golin edhe jashtë fushës”! Nuk lejonin simbolet shqiptare në stadium, Xhepollari tregon videon: E ngritën flamurin shqiptar

Tifozët shqiptarë nuk janë lejuar të mbajnë flamuj të Shqipërisë apo të Kosovës në shkallët e stadiumit në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës. Simbolet shqiptarë janë ndaluar nga ana e FIFA-s, por për shqiptarët rregullat janë bërë për t’u thyer. Drilon Xhepollari ka treguar në emisionin “Botërori Katar 2022”, të transmetuar në “Ora TV”, një video nga stadiumi ku është ngritur flamuri kuqezi nga tifozët gjatë ndeshjes. Me humor gazetari ka thënë se shqiptarët kanë bërë gol jo vetëm në fushë me Shaqirin, por edhe në tribuna.

“Në tribunë, por edhe gjatë momentit të hyrjeve të tifozëve, të cilët janë shqiptarë nga Kosova ose nga Shqipëria dhe donin të hynin në stadium, nuk i kanë lejuar të kenë flamuj të Shqipërisë apo të kenë veshur fanella e bluze me simbole të Shqipërisë. E kanë marrë për provokim. Por kemi edhe nëj video, sepse shqiptarët arritën të bëjnë gol edhe në stadium, edhe jashtë fushave. E ngritëm flamurin shqiptar”, ka thënë Drilon Xhepollari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online