“Serbët nuk kanë ditur të bëjnë kurrë Kombëtare”, Nikolla: Sido që të gjuajë, Shaqiri i bën gol Serbisë!

Ervin Nikolla ishte pjesë e panelit të emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, ku ka komentuar fitoren e Zvicrës kudër Serbisë. Gazetari që punon në platformën “Tring“ ka shprehur kënaqësinë që ndjen për faktin se Xhaka dhe Shaqiri do të vijojnë të jenë pjesë e Kupës së Botës. Nuk kanë munguar as batutat prej tij, teksa ka thënë se sido që të gjuajë Shaqiri do i shënojë gol Serbisë.

“Normalisht që serbët nuk e mbajtën dot nervozizmin e tyre. Më vjen shumë mirë për Xhakën dhe Shaqirin, sepse me këta të dy shohim pak Shqipëri në Botëror. Kemi parë Shqipëri në Botëror dhe do vazhdojmë të shikojmë Shqipëri në Botëror. Fati i keq është që do të ndeshen me Portugalinë në vazhdim. Shaqiri, sido që të gjuajë, çfarëdo që të bëjë, do i shënojë gol Serbisë. Nuk ishte ndër gjuajtjet më të mira të Shaqirit, sepse e kemi parë të bëjë gola fantastik. Nga ana tjetër Botërori, përtej të gjithave, humb një skuadër me shumë kualitete. Por serbët nuk kanë ditur kurrë të bëjnë Kombëtare. Kështu që le të shkojnë në shtëpi”, ka thënë Ervin Nikolla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online