Lacio kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi ka triumfuar me 11-metërsha 3-2 kundër Interit, në San Siro, ku në 90 minuta nuk pati gola dhe në shtesa përfundoi 1-1, edhe pse e meritonte të fitonte Lacio.
Pas eliminimit të Juves, kupa ishte një trofe që mund të kthehej në synim madhor për Interin, aq më shumë që në gjysmëfinale priste Milani, por mbrëmja e sotme ishte për të ardhur keq.
Një Inter mediokër, që nuk u ngjit asnjëherë në lartësinë e Lacios dhe thjesht u shpëtua nga Handanoviç në shumë raste, derisa Imobile e ndëshkoi në pjesën e dytë të shtesave.
https://twitter.com/COS_Sports/status/1091101011366825984?s=19
I mrekullueshëm sulmuesi i Lacios, i cili jo vetëm që shënoi, por ishte një maratonomak i vërtetë, duke i dhënë një leksionin Interit dhe rivalit të tij direkt në listën e golashënuesve, Mauro Ikardit, në hije për 120 minuta.
Gjithsesi, në minutat shtesë të shtesës serbi Milinkoviç-Saviç gaboi me një faull absurd që u dha goditje dënimi jashtë zone dhe me VAR u transformua në penallti. Ikardi nga pika e bardhë nuk gaboi, edhe pse Strakosha për pak sa nuk priti.
Icardi goal. pic.twitter.com/i7rIYxI6zo
— hora i kaana? (@mtaisar28) January 31, 2019
U deshën penalltitë, me 2 specialistë në portë. Brozoviç e Imobile nuk i gabuan penalltitë e para, më pas Strakosha ndali Lautaro Martinez.
Handanoviç priti penalltinë e Riza Durmishit, por në penalltitë e epsta Strakosha siguroi kualifikimin, me një pritje të bukur ndaj Naingolan, sepse u tregua i zgjuar, duke mos u hedhur në asnjërin krah.
Tashmë Lacio rigjen entuziazëm dhe ëndërron trofeun, por përballë do të ketë një Milan të ringjallur nga Piatek dhe nuk do të jetë e lehtë.