Shqipërinë natyrale e bën Kombëtarja, nga talenti i Manastirit te i Tiranës: Kjo ftesë është ëndërr

Shqipëria e madhe quhet shpeshherë nga fqinjët të frikësuar për rikthimin e vendit tonë në natyralitet. Nga politika nuk mund të vijë kurrsesi bashkimi, por këtë gjë e bën të mundur futbolli. Kështu në grumbullimet e Nevil Dedes për kuqezinjtë U-19 ishte edhe talenti nga Manastiri, i ftuar për herë të parë. Bëhet fjalë për Usni Ismaili dhe që luan për Pelisterin, duke mos i fshehur emocionet dhe krenarinë në prononcimin e dhënë për “FSHF.org”:

“Jam shumë i lumtur që mora ftesën nga skuadra kombëtare këtë vit dhe shpresoj që të shkojmë shumë mirë. Jam ndjerë shumë mirë me djemtë e tjerë dhe trajnerin Dede. Grumbullimi po shkon shumë mirë dhe do të testohemi ditën e sotme ndaj Apolonisë. Stërvitjet po ecin mirë dhe të gjithë janë duke dhënë maksimumin. Ëndrra ime është të bëhem një lojtar i madh dhe të luajë për Kombëtaren A. Një mesazh për moshatarët e tu? Të gjithë duhet të japin maksimumin për të arritur në këtë grumbullim”, tha Ismaili i cili kishte idhull dhe frymëzohej nga Dani Carvajal.

I kënaqur nga ky grumbullim stërvitor me U-19 shfaqet dhe Andri Stafa, talenti që luan për Tiranën. “Deri më tani stërvitja po shkon shumë mirë. Të gjithë lojtarët ndihen mirë në këtë grumbullim, asnjë nuk ka dëmtime dhe po japim maksimumin. Jam shumë i kënaqur që përfaqësoj kombëtaren e moshave dhe ëndrra ime është që të arrij në Kombëtaren A. Të gjithë moshatarët e mi duhet të punojnë fort, sepse me punë arrihet gjithçka. Nëpërmjet punës së madhe mund të arrihet edhe ekipi kombëtar”, u shpreh Stafa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online