Shpenzimet e mëdha të Safet Gjicit! Kukësi ngelet pa trofe, nga dy ekipet që duan dhurata për 100 vitet

0

Nga Klaudio Ndreca

“Ekipi është në borxh me mua”, ishte kjo fjala e thënë nga ana e presidentit të nderit te Kukësit, Safet Gjici. Me të drejtë kreu i verilindorëve kërkonte më tepër nga skuadra dhe që të fitonte me patjetër një trofe në këtë sezon, në rastin më të keq. Kjo pasi është investuar shumë në skuadrën që ka cilësitë më të mira në kampionat sa i përket futbollistëve që ka në organikë. Por pavarësisht të gjithave, sipas të gjitha gjasave do të dalin pa asnjë trofe të fituar.

Disi ironike dhe kuriozitet më vete është se duart nga Kupa dhe kampionati, Kukësit ia heqin ekipet e 100 viteve. Teuta e eliminoi nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, ndërsa durrsakët e kërkojnë me patjetër trofeun si një dhuratë për 100-vjetorin e klubit. Nga ana tjetër është Tirana që është më pranë fitimit të Superiores dhe si dhuratë kërkon kampionatin për 100-vjetorin dhe që ta kthejë në një festë të madhe. Në të dyja rastet mund të thuhet se “dhuratat” ua bënë vetë Kukësi pasi potenciali i verilindorëve ishte për të mbërritur shumë më larg. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.