Shqipëria U16 do të marrë pjesë në UEFA Development 2019, që zhvillohet në Slloveni. Trajneri Elvin Beqiri do të ketë të shohë lojtarët e tij në tre përballjet me Perunë, Italinë dhe Slloveninë. Sot kuqezinjtë e vegjël kanë nisur grumbullimin në “Tropikal” në Durrës dhe do të qëndrojnë aty deri më 3 prill. Më pas do të zhvendosen në Slloveni, ku janë programuar takimet e mëposhtme.
Peru-Shqipëri (4 prill 2019, ora 16:00)
Shqipëri-Itali (6 prill 2019, ora 16:00)
Slloveni-Shqipëri (8 prill 2019, ora 11:00)
FSHF sot ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Beqiri, ku bie në sy Renaldo Torraj, sulmuesi i skuadrës së Totenhemit. Ai është i vetmi i datëlindjes 2004, ndërsa të tjerët janë të gjithë të datëlindjes 2003.