Shqipëria U-19 mbyll grumbullimin, Cungu: I kënaqur me paraqitjen e lojtarëve

Kombëtarja shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu ka përmbyllur këtë të mërkurë grumbullimin tre ditor me një miqësore përballë Dinamos U-19.

Në këtë sfidë që u zhvillua në kompleksin Internacional në Pezë Helmës, tekniku kuqezi pati mundësinë të testonte të gjithë lojtarët e grumbulluar këto tre ditë. Formacioni titullar që nisi ndeshjen ishte ky: Dema, Halili, Mani, Skënderaj, Cungu, Kote, Deda, Maliqi, Çela, Cereni, Blakqori. Në pjesën e dytë të takimit u aktivizuan edhe pjesa tjetër e lojtarëve të ftuar në këtë grumbullim. Takimi në fjalë përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Në fund të ndeshjes, trajneri Cungu dha edhe një prononcim për fshf.org, lidhur me këtë grumbullim tre ditor. Drejtuesi i ekipit U-19 u shpreh i kënaqur nga paraqitja e kuqezinjve të vegjël përgjatë këtyre tre ditëve. Pjesa më e madhe e lojtarëve të grumbulluar vijnë nga kampionati shqiptar, teksa në dy miqësoret e ardhshme ndaj Kosovës, që do të zhvillohen në vendin tonë, më 26 dhe 29 mars, tekniku Cungu synon të shohë nga afër edhe lojtarët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit.

Paraqitja e futbollistëve në grumbullim – Gjithmonë këto grumbullime shërbejnë për mirë, për të përmirësuar gjendjen e sportistëve dhe mendimin për lojën, atë çka ne kërkojmë. Edhe ky grumbullim në këtë kontekst ishte. Për mendimin tim ishte pozitiv, me dy ditë stërvitje që kishim në dispozicion, besoj që edhe kjo ndeshje e sotme i shërbeu shumë djemve dhe në përgjithësi jam i kënaqur, pavarësisht se jemi në fazë seleksionimesh, kqyrjesh të lojtarëve. Më shumë jemi fokusuar te kampionati shqiptar. Pjesa më e madhe, 95% janë e këtij kampionati, pasi nuk janë edhe data të UEFA-s dhe FIFA-s. Ekipet më serioze dhe prestigjioze ku aderojnë lojtarët tanë jashtë Shqipërisë, nuk u japin leje për grumbullime të tilla jashtë datave të kompeticioneve zyrtare. Për këtë arsye, ne më shumë u fokusuam te kampionati shqiptar, por edhe te ndonjë lojtar që ka pasur mundësinë të vijë e t’i vëzhgojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online