“I leva flokët që Inzagi të më shoh në stol”! Vidal e tepron me fjalët në media dhe zbulon ekipin e ri, Interi e ndëshkon menjëherë

Kontrata e Vidal me Inter skadon në fund të sezonit dhe në një intervistë për TNT Sport i kushtoi shumë. Mesfushori ka treguar se ka një dëshirë të madhe të luajë për Flamengon dhe ta shoh veten në atë klub nga sezoni i ardhshëm. “Më pëlqen shumë Flamengo, gjesti i presidentit për të më dhënë fanellën më theu zemrën. Ëndërroj të luaj këtu dhe shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti. Kur të vijnë përfaqësuesit e klubit, do të bëj gjithçka që kam në dorë.

Episodi im evropian duhet të përfundojë dhe qëllimi im i radhës do të jetë fitimi i trofeut me Flamengon. Skuadra është konkurruese, më e mira në Amerikën e Jugut,” tha Vidal. Kiliani tha se i ka lyer flokët blu për ta bërë më të lehtë që trajneri Simone Inzaghi ta vërë re dhe t’i japë më shumë hapësirë ??për të luajtur pasi ka minuta të pakta këtë sezon. Klubi i Milanit ka reaguar menjëherë dhe sipas mediave italiane ka gjobitur menjëherë Vidalin dhe po mendohet pezullimi për ndeshjen e radhës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online