“Në fillim kemi pasur dyshime“, Caballero zbulon bisedat e lojtarëve të Chelsea-t për Brojën: Është i pabesueshëm

Willy Caballero ka zbuluar mendimet e lojtarëve të Chelsea-t në lidhje me talentet e akademisë. Portieri që iu bashkua Southampton-it, ka treguar se pritshmëritë ishin të larta për Livramenton, ndërsa sa i përket Brojës, në fillim ka pasur dyshime. Megjithatë mendimi duket se ka ndryshuar, teksa me sezonin e bërë me fanellën e “shenjtorëve” sulmuesi shqiptar ka bindur edhe kritikët.

“Me Brojën, ne, dhe kur them ne dua të them lojtarët me përvojë, sepse ndonjëherë kemi folur për disa nga lojtarët e akademisë dhe ka pasur disa dyshime. Por ai është i pabesueshëm dhe po bën shumë mirë. Ai po shënon gola dhe po ndihmon ekipi këtu. Ai beson në vetvete se mund të jetë një sulmues i mirë (në Premier League), kështu që është fantastike”, ka thënë Willy Caballero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online