Manchester City nuk i ndahet rrugës drejt titullit kampion, Haland dhe De Bryune e dërgojnë në vendin e parë

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme sa i përket luftës së titullit kampion. Qytetarët arritën që të fitojnë me shifrat 2-4 kundër Crystal Palace. Goli i parë për vendasit u shënua nga Mateta, ndërsa De Bryune mbylli pjesën e parë në barazimin 1-1.

Leëis dërgoi në avantazh ekipin e Guardiolës në të 47, ndërsa Haland dhe De Bryune mbyllën spektaklin e golave. Edouard do të ngushtonte diferencat në të 86, ndërsa pas kësaj fitore, Manchester City shkon në kuotë të barabartë pikësh me Liverpulin e vendit të parë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/