Shqipëria i hap sërish dyert De Biasit, rikthehet me Azerbajxhanin në shtëpinë ku realizoi ëndrrën e madhe

Dyert e Shqipërisë janë hapur sërish për Xhani De Biasin. Pas atij suksesi historik me Kombëtaren kuqezi, trajneri rikthehet sërish në shtëpinë ku realizoi ëndrrën e madhe, kualifikimin në Euro 2016. Por këtë herë nga stoli do të drejtojë një tjetër Kombëtare. Ngjarjet e fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat kanë hyrë në një konflikt të armatosur mes tyre, kanë bërë që ndeshjet e futbollit të jenë të pamundura të zhvillohen në shtetet respektive.

Në këto kushte UEFA ka vendosur që Kombëtarja azere, e udhëhequr nga De Biasi, të luajë në “Elbasan Arena” më datë 13 tetor sfidën kundër Qipros, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Një rikthim i veçantë ky për De Biasin, që tashmë synin të përsërisë të njëjtin sukses me kuqezinjtë në pankinën e Azerbajxhanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online